Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij.
Në orën 18:00 pritet të nisë protesta kombëtare, e cila është mbështetur nga opozita që kërkon rrëzimin e “regjimit”.
Për sigurinë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore, Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë dhe 5 autobotë.
/5pyetjet.al









