-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Këlliçi: Protesta e sotme nuk është ritual politik, por një mision për të thënë të vërtetën

Kryesoret

Protesta e opozitës para Kryeministrisë ka nisur me një fjalim të ashpër nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Ai theksoi se mbledhja e demokratëve në shesh nuk është një ritual politik, por një mision për të nxjerrë në dritë të vërtetat dhe për të kundërshtuar regjimin aktual.

Këlliçi kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke thënë se ky pushtet ka mbaruar.

“Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik, por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai. Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit, kurse Gysi i ka filmuar të gjithë. Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 milion shqiptarë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit