-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku për investimet e huaja: Shqipëria ka nevojë për ligj real dhe të besueshëm

Kryesoret

Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim publik deri më 5 janar projektligjin për shqyrtimin e investimeve të huaja në vend, pas kësaj nisme ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida abaku ku e ka cilësuar si një projektligj aspak afër standarteve të BE që Shqipëria ka si detyrë për ti zbatuar.

Fjala plotë e Tabakut

Sot lexova në media një lajm të sponsorizuar nga zyra e qeverisë mbi një propozim të ashtuquajtur për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja. Një nismë e vonuar dhe gjysmake, ndonëse kërkesa e partnerëve tanë amerikanë dhe të Bashkimit Europian ka qenë e qartë dhe e përsëritur, dhe vjen në një moment tejet kritik për sigurinë dhe orientimin strategjik të vendit.

Shqyrtimi serioz i investimeve të huaja është jetik për Shqipërinë, sepse sot: të dhënat personale të qytetarëve janë trajtuar si plaçkë; të dhënat e bizneseve janë përdorur për gjoba dhe presione; institucione shtetërore si AKSHI janë përfshirë në skandale të mëdha që po hetohen nga SPAK.

Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq historik: ose zgjedh rrugën europiane, me rregulla, transparencë dhe investime amerikane e europiane, ose rrëshqet drejt marrëveshjeve të errëta me vende të treta, pa standarde dhe pa siguri. Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, ku siguria kombëtare nuk negociohet, detyra e një qeverie nuk është të prodhojë propagandë dhe lajme të rreme, por të mbrojë Shqipërinë nga rreziqet reale.

Mirëpo, një qeveri ku tenderët e teknologjisë së informacionit vendosen në zyra informale si “EA Tobacco”, dhe ku krimi i organizuar bashkëjeton me qeverisjen, nuk ka as moralin dhe as besueshmërinë për të folur për siguri investimesh. Prandaj nuk është rastësi që propozimi i kësaj qeverie të delegjitimuar reduktohet në: një komitet në letër, një shqyrtim formal, dhe kufizim absurd vetëm në sektorin e medias, duke lënë në hije sektorë vitalë për sigurinë kombëtare.

Fjala vjen, mbeten jashtë: infrastruktura portuale, teknologjia e informacionit, infrastruktura softuerike dhe sistemet kritike, mbrojtja dhe prodhimi ushtarak.

Mjafton një krahasim me rregulloren e Bashkimit Europian për screening-un e investimeve për të kuptuar sipërfaqësinë dhe mungesën e seriozitetit të një qeverie pa moral dhe pa vizion. Ndërsa qeveria e damkosur nga korrupsioni propozon ligje “sa për të kaluar radhën”, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion real, të fortë dhe të besueshëm, që mbron sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit