Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez të marrë detyrat e presidentit, pas rrëzimit të Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara.
Vendimi vjen për shkak të “paaftësisë së konsiderueshme dhe të përkohshme” të Madurës për të ushtruar funksionet e tij.
Rodriguez do të ushtrojë të gjitha pushtetet dhe përgjegjësitë e presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, për të siguruar vazhdimësinë administrative dhe mbrojtjen e vendit.
Kushtetuta e Venezuelës parashikon që zëvendëspresidenti të zëvendësojë presidentin në rast paaftësie.
/5pyetjet.al









