-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari: Janë marrë të gjitha masat pas përmbytjeve në Durrës

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka vizituar sot IEVP Durrës për të monitoruar situatën pas përmbytjeve që goditën këtë institucion.

Gjatë vizitës, Lamallari theksoi se janë marrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe normalizimin e kushteve në institucion.

“Ndodhemi këtu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorin e Institucionit, për të monitoruar nga afër situatën. Sigurisht që janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si lidhur me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë, evakuimin e personave që qëndrojnë pranë këtij institucioni në katet e larta, dhe kemi gjithashtu në mbështetjen tonë dhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes. Njëkohësisht po funksionon plotësisht dhe komisioni i emergjencave civile në Durrës për të garantuar që gjithçka të shkojë brenda normalitetit,” tha Lamallari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit