-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kukësi zbardhet nga bora pas reshjeve intensive

Kryesoret

Pas 48 orësh reshje shiu, Kukësi është përfshirë nga reshje bore gjatë mëngjesit të kësaj dite, me temperaturat që kanë zbritur nën 0°C.

Bora ka mbuluar qytetin pa shkaktuar probleme të mëdha në qarkullim, ndërkohë që në zonat malore si Valbona dhe Shishtaveci, trashësia e borës ka kaluar 10 cm.

Reshjet e mëparshme të shiut shkaktuan përmbytje dhe daljen e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe duke izoluar disa zona të thella malore.

Sipas Bashkisë Kukës, disa rrugë janë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi, ndërsa janë dëmtuar ura si ajo e fshatit Orgjost dhe një tjetër në lagjen Drazh.

Në fshatin Malqenë, një rrëshqitje shpatit ka vënë në rrezik një banesë, ndërsa pranë urës së Koloshit në Zapod ka pasur shkarje shkëmbinjsh. Po ashtu, dëmtimet nga erërat kanë prekur çatinë e një banese në Surroj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit