Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, është paraqitur sot në SPAK, ku po përmbush masën e “detyrimit të paraqitjes”.
Kjo masë vjen pas përfundimit të hetimeve nga SPAK për ish-presidentin Ilir Meta dhe Kryemadhin, të cilët janë akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Hetimet kanë zbuluar se Meta dhe Kryemadhi janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lidhura me korrupsionin dhe fshehjen e pasurive, ndërkohë që çështja është dërguar për gjykim.
/5pyetjet.al









