Partia Demokratike njoftoi se sot, në orën 18:00, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim të hapur në Laprakë me qytetarët dhe simpatizantët.
Bashkëbisedimi do të fokusohet në situatën politike, problematikat që shqetësojnë qytetarët dhe qëndrimet e opozitës ndaj zhvillimeve aktuale.
Qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe shqetësime në një format komunikimi të drejtpërdrejtë.









