Pas protestës së djeshme të organizuar nga Partia Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë dhe forcave të rendit, duke i cilësuar veprimet e policisë si dhunë të pajustifikueshme ndaj protestuesve paqësorë.
Në një konferencë për media, Berisha ka theksuar se përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar dhe veprime të tjera ndaj qytetarëve dhe deputetëve janë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare.
“Po, dje narkopolicia e Ramës, e komanduar nga Proda e krimit, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditën me të gjitha mjetet, përdorën gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventat ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe nuk mund të përdoret ndaj protestave. Gazi ishte i skaduar prej 3 vitesh dhe ai pas skadimit njihet se transformohet në helme që japin dëmtime të rënda të sistemeve. U përdorën topa të ujit dhe mjete të tjera, u goditën me shkopinj protestues paqësorë dhe u ndaluan brutalisht në akte që lartësohen në krime kundër njerëzimit…” – Sali Berisha.
/5pyetjet.al









