Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga protestën e opozitës të zhvilluar dje para Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë turmë protestuesish si “uraganin që tronditi Ramën dhe kalbësirën rilindëse”.
Në postimin e tij, Berisha falënderoi protestuesit, duke i cilësuar ata si “kryengritës të lirisë”, të cilët i janë kundërvënë qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Posti i Berishës:
Miq, ju përshëndes me këto foto të uraganit të djeshëm që lebetiti Ramaduron dhe kalbesirën rilindje. Nderim dhe mirënjohje për kryengritësit e lirisë!









