Rexhino Pepaj, 34-vjeçar nga Berati, ka denoncuar dhunën që ka përjetuar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.
Ai ishte nisur për t’u bashkuar me protestuesit, por pas përfundimit të tubimit, ai u mor nga policia dhe u dhunua si në terren ashtu edhe në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, ku u mbajt për më shumë se 4 orë.
Pepaj tregon se, gjatë protestës, policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy, çka e bëri të bjerë në tokë. Pas kësaj, ai u arrestua, godit dhe u dërgua në Komisariatin Nr.1, ku dhuna ndaj tij vazhdoi. Ai thekson se gjithashtu ka vuajtur nga astma dhe, kur gjendja e tij u përkeqësua, u liroi dhe u dërgua në spital.
Kryetari i degës së PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, ka denoncuar dhunën që ka përjetuar Pepaj nga ambientet e Spitalit Rajonal Berat, duke kërkuar përgjegjësi për aktet e dhunshme nga policia.









