Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga polica, pasi u kapën me 1 kg e 36.6 gramë kokainë.
Të arrestuarit janë Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion, 121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund, Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë.









