Kuvendi shtyn pa afat mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun. Vendimi është marrë nga socialistët deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konfliktin e kompetencave qeveri-drejtësi, por kjo rrezikon të çojë në përfundimin e afateve të kërkesës së SPAK-ut.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e planifikuar për t’u mbajtur sot në mesditë lidhur me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Ballukut është shtyrë.
Vendimi është bërë me dije përmes një njoftimi të Këshillit të Mandateve dhe vjen pas zhvillimit të një dite më parë kur Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendimmarrje lidhur me kërkesën e qeverisë kundër pezullimit nga GJKKO të Ballukut nga posti i zv.kryeministres.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.









