Pas takimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ku ai u përball me ankesat e tyre për kushtet e vështira, ka reaguar ashpër kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar komunikimin e Ramës si “arrogant dhe përçmues”, duke theksuar se ky është modeli i debatit të tij me qytetarët.
‘Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!’, shkruan Berisha në FB.
Kujtojmë që në takimin e sotëm me fermerët në Divjakë, Rama u përball me ankesat e tyre në drejtim të qeverisë.
‘Ne jemi shtresa e pambrojtur…’. Mjaftoi kjo fjali e thënë nga një fermer i pranishëm në takim, që Rama më pas t’i hiqte fjalën duke mos e lejuar të fliste.









