-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq lë në errësirë 10 mijë banorë në Elbasan

Kryesoret

Prej mbrëmjes së kaluar, rreth 10 mijë banorë të Shushicës në Elbasan janë lënë pa energji elektrike si pasojë e kushteve të keqija të motit.

Kjo ka shkaktuar një ndërprerje të zgjatur të furnizimit, duke lënë fshatrat në errësirë totale dhe duke përkeqësuar jetën e përditshme të banorëve, si dhe duke ndikuar në funksionimin e bizneseve lokale, përfshirë ato ushqimore.

Sipas burimeve, grupet e OSHEE-së janë duke punuar në terren për të riparuar defektet dhe rikthyer energjinë, por shqetësimi i banorëve është i madh, pasi kjo nuk është hera e parë që përballen me ndërprerje të tilla.

Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe masa afatgjata për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në të ardhmen, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe persona me nevoja të veçanta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit