Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, pranë “Kthesave të Dragostunjës”, Kompania “ANK” sh.p.k. ka përfunduar shembjen e masivit shkëmbor të rrezikshëm rreth orës 16:35. Ky masiv mund të kishte shkaktuar një tjetër rrëshqitje, duke bllokuar sërish rrugën.
Pas kësaj, nisi faza e dytë e punës, ku po përdoren mjete të rënda për të pastruar karrexhatën nga gurët dhe dheu që kishin bllokuar rrugën, duke shkaktuar radhë të gjata prej 15 km që nga ora 11:00 e së dielës.
Aktualisht, pastrimi vazhdon, ndërsa qarkullimi mbetet i kufizuar deri në përfundimin e plotë të punimeve dhe sigurimin e kushteve për kalimin e sigurt të mjeteve. Policia Rrugore dhe autoritetet lokale apelojnë për kujdes dhe ndjekje të udhëzimeve zyrtare për hapjen e plotë të aksit.
/5pyetjet.al









