-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Integrimi europian është e vetmja mënyrë për të ndryshuar Shqipërinë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi nga Strasburgu pas miratimit të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke vlerësuar se dokumenti pasqyron qartë problematikat me të cilat përballet vendi dhe nevojën për reforma në kuadër të procesit të integrimit europian.

Sipas saj, raporti adreson çështje që lidhen me zgjedhjet, korrupsionin, lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe konkurrencën në ekonomi.

“Raporti për Shqipërinë pati mbështetjen e të gjitha grupeve politike dhe, sigurisht, shpreh mbështetjen për procesin e integrimit. Por ajo që është më e rëndësishme është se raporti evidenton sot edhe situatën reale që po kalon vendi. Në raport flitet për zgjedhjet dhe problematikat që ekzistojnë me lidhjen e shtetit me partinë dhe nevojën për një reformë zgjedhore që reflekton vullnetin e qytetarëve. Flitet për luftën ndaj korrupsionit, për lirinë e medias, për mungesën e garës në ekonomi, për Ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe Ligjin e Investimeve Strategjike. Integrimi është e vetmja mënyrë se si ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë, duke kryer këto reforma dhe duke u fokusuar tek rruga europiane e vendit”, u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit