Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në një protestë kundër qeverisë, duke zhvilluar fjalime fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas duke marshuar në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit janë ndalur edhe para godinës së Parlamentit, ku kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë vijuar me thirrje të ndryshme kundër klasës politike dhe drejtuesve të saj.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogane të tjera kundër figurave kryesore politike në vend, ndërsa marshimi ka vijuar në disa akse të Tiranës.
/5pyetjet.al









