Në Tiranë është zhvilluar dita e 16-të e protestës kundër qeverisë, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të veshur kryesisht kuq e zi dhe me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Rama jep dorëheqjen”, ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit, ndërsa pjesëmarrësit vijuan protestën për disa orë edhe para Kryeministrisë.
/5pyetjet.al









