Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Papa Leone XIV, si dhe me liderë të tjerë të Selisë së Shenjtë.
Takimi u fokusua tek situata në Ballkan dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.
Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho, ndau momente nga takimi në rrjetet sociale, ku u shpreh: “Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV.”









