-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cakrani për dhunën e ushtruar: Më njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi pas koke

Kryesoret

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur e kanë sulmuar në momentin kur ka qenë duke mbushur makinën në një karburant në Vlorë.

“Ishin dy çuna me një makinë dhe pasi më provokuan më dhunuan fizikisht. Unë nuk i njoh ata. Më goditën pas kokë. Unë nuk i pashë. Me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi. Erdhën aty provokuan dhe më pas nisën me fjalë fyese. Ka qenë me mjet prerës pas koke sepse unë isha ulur në makinë në vend të parë. Njëri nga dritarja po më ofendonte. Nisën , jo pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë e keqe e komunikimit. Nuk di të them më shumë. Unë nuk i njoh”, ka treguar ai.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit