-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa lagje të Durrësit vijojnë pa ujë

Kryesoret

Një defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe disa prej lagjeve të tij.

Sipas njoftimit të SHRUKD, dëmtimi ka ndodhur në tubacionin DN 700 mm që furnizohet nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Defekti është shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke sjellë ndërprerje të pjesshme të furnizimit.

Mungesë të pjesshme të ujit pritet të kenë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa probleme më të theksuara raportohen në lagjen 15 (Spitallë).

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë të pijshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit