Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sot teksa foli në Konfernecën e sigurisë në Mynih, kërkoi që, lufta të përfundojë sa më shpejt dhe me dinjitet.
Më tej ka deklaruar se sulmeve ruse nuk u ka shpëtuar asnjë nga objektet energjitike të Ukrainës.
Ai dha detaje për mundësinë e zgjedhjeve në Ukrainë dhe kritikoi presidentin rus Vladimir Putin.
Duke iu referuar Putinit, Zelensky tha se “ai nuk mund të heqë dorë nga ideja e luftës. Nëse jeton edhe 10 vjet të tjera, lufta mund të kthehet ose të zgjerohet. Prandaj na duhen garanci reale sigurie para se të mbarojë lufta.” Ai shprehu shpresën se presidenti Trump dhe Kongresi amerikan do ta dëgjojnë.









