-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Fierzës: Sa pastrohen sot, nesër vijnë përsëri, është një cikël që nuk po ndalet

Kryesoret

Reshjet e shumta të javëve të fundit kanë rikthyer në vëmendje problemin e ndotjes në Liqenin e Fierzës, ku sipërfaqja e ujit dhe brigjet janë mbuluar nga sasi të konsiderueshme mbeturinash.

Pamjet e fundit tregojnë grumbullime plastike dhe materiale të ndryshme që kanë ardhur kryesisht nga prurjet e lumenjve, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe banorët e zonës.

“Këtu nuk janë vetëm plastika. Ka edhe ilaçe, ushqime për bagëtitë, mbetje të tjera që janë të rrezikshme.”

Pasojat po ndihen drejtpërdrejt nga banorët e zonës. Mbeturinat në brigje përbëjnë rrezik për bagëtitë që kullosin pranë ujit. Vetë Cengu tregon se ka humbur një lopë pasi kishte konsumuar mbetje të hedhura në breg.

“Na ka ngordhur një lopë nga mbeturinat. Është dëm i madh për ne.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit