Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti urban do të ofrohet pa pagesë më 17 shkurt, në kuadër të protestës që do të mbahet për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Rama theksoi se kjo është një çështje kombëtare dhe një mundësi për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë marshimit, që do të mbahet në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta përkon edhe me 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Rama u shpreh se është i angazhuar të mbështesë proceset dhe të inkurajojë qytetarët që të bashkohen për këtë kauzë.









