Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është bërë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës në Itali.
Sipas burimeve nga CalcioMercato, Juventusi po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit shqiptar, i cili në qershor pritet të jetë lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Atalantën ka përfunduar.
Pavarësisht dëshirës së Atalantës për të mbajtur një nga liderët e saj, deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete për rinovimin e kontratës së Gjimshiti.
Në sezonin aktual, Gjimshiti ka zhvilluar 32 ndeshje me fanellën e Atalantës, duke shënuar një gol në Kupën e Italisë, dhe ka konfirmuar një herë tjetër rëndësinë e tij për mbrojtjen e skuadrës.









