Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, nga protesta e sotme përpara Kryeministrisë, ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e konsideruar si armiku më i egër i qenies shqiptare në këto vitet e tij të qeverisjes.
Fjala e Berishës
20 shkurti është dita në të cilën, 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarët të mbledhur në qytetin Studenti, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorëve për të çliuar vendin nga kulti i Satanit, në thirrjen e Rajmonda Bulkut dhe protestuesve të shumtë, nisën drejt sheshit Skënderbeu të rrethuar nga katër anët me autoblinda, mitraloza, snajpër, në një betejë që shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë. Në një betejë paqësore që do shndrrisë gjithmonë në historinë e revolucioni demokratike që përmbysën shtatoren, kultin e Satanit, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, regjimin që në 46 vite shtetëzoi persekutoi, burgosi, ekzekutoi, mjeroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues që kishin njohur në tërë historinë. Nderim përjetë guximtarëve që si luan u vërsulën mbi shtatoren e diktatorit dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura 46 vjeçare. 35 vjet më parë, të gjithë ata që ishin në shesh, kurrë nuk do mendonin se 35 vjet më vonë, do ndodheshin para regjimi sigurisht jo të njëjtë, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte. Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë, pushtetet e vendit do ishin në duart e një kriminel të pashembullt pas Enver Hoxhës. Pushtetet e vendit do ishin në duart e një tradhtari që do nxijë historinë kombëtare për aktet e tradhtisë. Njeriut që do plaçkiste Shqipërinë sa askush tjetër në historinë e tij.









