Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fazën e tij të tretë, me tensionet që vazhdojnë të rriten. Gjatë natës, situata ka shpërthyer edhe në Liban, ku Izraeli dhe Hezbollah kanë shkëmbyer zjarr në jug të Bejrutit, duke shkaktuar shpërthime. Në përgatitje për sulme të mundshme, Izraeli ka urdhëruar evakuimin e qyteteve dhe fshatrave në veri të Libanit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se “operacionet luftarake” kundër Iranit do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimeve strategjike, duke shtuar se mund të ketë viktima të tjera amerikane në vijim. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e pesë të tjerëve pas një sulmi të ndërmarrë nga Iranit.
Në Izrael, raketat iraniane kanë goditur qytetin Beit Shemesh, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe duke e bërë këtë sulm më të vdekjeprurin që nga nisja e luftës. Si përgjigje, Izraeli ka nisur sulme ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban, duke shtuar më tej pasigurinë në rajon.
Në Iran, autoritetet njoftuan për një sulm tragjik në një shkollë vajzash, ku janë vrarë 153 persona, një akt që Presidenti Masoud Pezeshkian e cilësoi si një “akt të papranueshëm të dhunës”. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan tre viktima nga sulmet iraniane, ndërsa shpërthime të tjera janë regjistruar në Bahrein, qytetin Erbil në Irak dhe në Jordani.









