Sot do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, e shtyrë më parë për shkak të kërkesës nga SPAK për më shumë kohë në shqyrtimin e provave dhe dëshmitarëve.
Në Gjykatën e Posaçme janë parë të pranishëm Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Xhimi Begeja, një prej pronarëve të truallit të përfshirë.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet se gjatë mandatit të tij si kryeministër ka favorizuar Malltezin përmes miratimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.









