-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha dënon sulmin verbal të ndaj Vokshit: Meriton ndëshkimin më të madh

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Taulant Balla në Kuvend, i cili i është drejtuar deputetes demokrate Albana Vokshi me fjalët: “Për ty kam vetëm numrin me 0900”.

Berisha e ka cilësuar këtë akt si një hakmarrje primitive dhe ka kërkuar dënimin e tij. Ai gjithashtu ka dënuar dhunën ndaj protestuesve para Kryeministrisë dhe përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Kuvendi.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj aktivistëve dhe protestuesve paqësor para kryeministrisë të Lapajt dhe heqjen e çadrës së tyre. Ky është një akt, antiligjor, i turpshëm i një frikacaku që ka tolerancë zero ndaj kundërshtatëve. Sikundër dënoj, aktin kriminal dhe banditesk të Taulant Ballës në parlamentin shqiptar, me porosi të Edi Ramës, në një hakmarrje të verbër, primitive ndaj Albana Vokshit e cila ka qenë zë i fuqishëm në mbarë komunitetin ndërkombëtar ndaj narkoregjimit. Edi Rama urdhëroi Taon e tij për të përdorur një gjuhë prej stërodineri, një gjuhë me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh. Dënon gjithashtu përjashtimin pa asnjë motiv 20 ditë të deputetit Agron Shehaj nga parlamenti, si një verbëri e Edi Ramës, sepse të gjitha kryhen me urdhër të Edi Ramën, dhe si një përpjekje për të shuar çdo zë opozitar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit