Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, sot nga konferenca për mediat ka folur për sfidat dhe procesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke vënë theksin tek puna dhe hapat e medha që duhet të bëjë vendi ynë për të arritur në rrugën finale të Bashkimit Europian.
“Në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi punë për të bërë për të rritur dhe përmirësuar funksionimin e institucioneve. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë.
“Realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon shumë energji, edhe nga ato lokale që ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër dhe ne të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Është një sfidë e përbashkët”, u shpreh Demo.









