Arsenal, Paris Saint-Germain, Sportingu dhe Real Madrid konfirmuan formën e tyre të shkëlqyer në fazën eliminatore duke kaluar me tej ne Champions League.
Në Londër, Arsenal bëri detyrën përballë Bayer Leverkusen, duke fituar 2-0 në “Emirates” dhe duke vulosur kualifikimin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Dominim i pastër edhe nga Paris Saint-Germain, që pasi kishte fituar 5-2 në ndeshjen e parë, triumfoi 0-3 në transfertë ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”.
Real Madrid fitoi 1-2 në transfertë ndaj Manchester City, duke kaluar më tej pas suksesit të thellë 0-3 në ndeshjen e parë. Tashmë pret Bayernin ne fazen tjeter.









