Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi të dielën se çdo shkelje e armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të ketë ndikim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Deklarata erdhi pas njoftimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për sulme të ushtrisë izraelite në jug të Bejrutit.
“Çdo shkelje e armëpushimit në një front është një shkelje e armëpushimit në të gjitha frontet. SHBA-të dhe Izraeli do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e kësaj shkeljeje,” tha Araghchi.
Më herët gjatë ditës, Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit iranian dhe negociator kryesor me Uashingtonin, theksoi:
“Bllokada detare amerikane dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Liban tregojnë se SHBA-ja nuk po respekton armëpushimin. Çdo vendim ka çmimin e vet, dhe përgjegjësit do ta paguajnë faturën e tij.”









