Në juglindje të Shqipërisë, reshjet e lehta të dëborës vazhduan gjatë natës, duke krijuar një shtresë të hollë borë në disa fshatra.
Në Dardhë dhe Voskopojë bora arriti deri në 5 cm, ndërsa reshjet ishin të dobëta. Po ashtu, bora u shfaq edhe në disa pjesë të tuneleve të Qafë Plloçës.
Megjithatë, falë pastrimit të shpejtë të rrugëve nga firmat kontraktore, nuk janë raportuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve. Qarkullimi në këto zona vazhdon të jetë i sigurt dhe i pandërprerë.









