-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peter Sorensen për dialogun Kosovë-Serbi: Jemi në hapat përpara!

Kryesoret

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.

Vetë Sorensen shkroi shkurtimisht në X për këtë takim, ku tha të jetë diskutuar për dialogun e arritjet e fundit.

Po ashtu, ai tha se është siguruar harmonizimi në hapat përpara të dialogut mes dy vendeve.

“Takim i shkëlqyer me Zyrtarin e Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, shkroi Sorensen në X.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërmjetësi evropian i bisedimeve qëndroi në Kosovë, ku pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, tha se janë pajtuar për disa masa shtesë në zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, përfshirë dhënien e lejes nga Qeveria e Kosovës për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë e shëndetësorë dhe studentët serbë./ Klankosova.tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit