Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një grua e moshuar, rreth 70 vjeç, është gjetur e vdekur në banesën e saj pasditen e të shtunës, më 21 mars.
E moshuara, e identifikuar me inicialet Z.Q., jetonte e vetme në një shtëpi të një mikeshe, e cila e ndihmonte shpesh me ushqime dhe medikamente.
70-vjeçarja vuante nga disa sëmundje të njohura, dhe vdekja e saj është përcaktuar si natyrale pas një hetimi paraprak.
Ajo, edhe pse nuk kishte familjarë të afërt, ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga mikesha e saj dhe djali i kësaj të fundit, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të përditshme.









