Gjykata e Posaçme ka legjitimuar ish-deputetin socialist, Plarent Ndreca që është i pandehur nga SPAK-u për shkelje të barazisë në tendera si avokat të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Në lidhje me legjitimitetin e avokatit Plarent Ndreca, ju bëjmë me dije se Ndreca është pyetur nga SPAK në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi, si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.
Mbase jemi në kushte të papajtueshmërisë të qëndrimit të tij si avokat” tha Altin Dumani.
Por në fund gjykata vendosi se “nuk ka pengesa ligjore që Plarent Ndreca të jetë avokat i Erion Veliajt”.
Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkak se Meriman Palushi, një prej të pandehurve ishte pa avokat.









