Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se nafta në Shqipëri është 60% më e shtrenjtë se në Maqedoni dhe në Kosovë. Për këtë fajësoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale.
“Jam këtu për një çështje madhore. Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolinë. Të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria.
Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha naftëmbajtëse në tokë, si Patos Marinza me 6 miliardë fuçi, çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin.
Në Shqipëri ky çmim tejkalon me 60% çmimin e naftës në Maqedoni dhe Kosovë. Shkaqet e këtij çmimi të lartë para së gjithash dhe mbi të gjitha lidhen me ngarkesën absurde fiskale mbi litrin e naftës që ka vendosur Edi Rama. Faktori i dytë është kontrabanda” tha ai.









