-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji reagim ndaj përjashtimit të këshilltarëve: Frika nga gara nuk është lidership

Kryesoret

Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Partisë Demokratike për përjashtimin e dy këshilltarëve të saj nga struktura drejtuese në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka cilësuar këtë veprim si një “deformim të madh të sjelljes politike” dhe një pasojë të humbjeve të njëpasnjëshme që ka pësuar opozita.

Ai thekson se, në vend që të kthehen tek bazat e partisë dhe tek mbështetësit e saj, lidershipi i PD-së po përjashton demokratët, duke e konsideruar këtë si një shenjë të frikës nga gara dhe mangësisë së lidershipit.

“Frika nga gara nuk është lidership,” shkruan Salianji në reagimin e tij në Facebook.

“Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjellë humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mendësi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit