Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Rrugën e Arbrit, në zonën e quajtur Shkalla e Tujanit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka mbetur i plagosur, ndërkohë që nuk është e qartë nëse ka pasur pasagjerë të tjerë në automjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.
/5pyetjet.al









