Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se takimi i tij me homologun kinez, Xi Jinping, do të zhvillohet më 14 dhe 15 maj në Pekin, pasi ishte shtyrë fillimisht për shkak të operacioneve ushtarake në Iran.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur gjithashtu se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do të presin më vonë gjatë vitit në Uashington presidentin kinez dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan, në kuadër të një vizite reciproke.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e të dyja palëve janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për këto takime, të cilat konsiderohen kyçe për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA–Kinë.
Trump theksoi se pret me interes takimin me liderin kinez, duke nënvizuar rëndësinë e kontakteve të ardhshme mes dy vendeve.









