-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Rusia po shantazhon SHBA-në për inteligjencën ndaj Iranit

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një akuzë serioze ndaj Rusisë, duke thënë se ky i fundit ka tentuar të shantazhojë Shtetet e Bashkuara përmes një oferte lidhur me inteligjencën ushtarake.

Sipas Zelensky, Rusia ka propozuar të ndalonte ndihmën ndaj Iranit në këmbim të një ndalimi të mbështetjes amerikane për inteligjencën që Ukraina merr nga SHBA. Ky informacion u bë i njohur gjatë një konference në Kiev, ku presidenti ukrainas foli për përpjekjet e Rusisë për të pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në konfliktin që po zhvillohet mes Iranit dhe SHBA-së.

“Kam raporte nga shërbimet tona të inteligjencës që tregojnë se Rusia po e bën këtë dhe po thotë: ‘Nuk do t’i jap inteligjencë Iranit nëse Amerika ndalon së dhëni inteligjencë Ukrainës. A nuk është kjo shantazh?'”, tha Zelensky. “Disa dronë iranianë, të përdorur për të sulmuar asetet ushtarake amerikane dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme, përmbanin komponentë rusë. Kjo është një situatë ku Rusia vazhdon të ofrojë mbështetje për Iranin, dhe kjo është e qartë për ne,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit