26-vjeçari Luciano Mahilaj, është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi mashtronte mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së dhe AKU-së.
Sipas Policisë, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast. Arrestimi ndodhi ndërsa po merrte 56,000 lekë të reja një personi në Sarandë.
Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit u sekuestruan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.









