Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve në vend, duke u ndalur veçanërisht te nafta dhe produktet ushqimore.
Ajo shprehet se situata ekonomike po rëndohet për qytetarët, ndërsa thekson se përgjegjësia nuk lidhet vetëm me faktorët e jashtëm, por edhe me politikat e ndjekura nga qeveria.
Postimi i plotë
Qeveria po pasurohet në këtë krizë, ndërkohë qytetarët po varfërohen. Kjo është e vërteta! Një kryeministër që lejon rritjen e çmimit të naftës në 218 lekë për litër dhe më pas del e u thotë shqiptarëve që kjo është pasojë e luftës është një kryeministër që ka hequr dorë nga përgjegjësia.
Justifikimi me “ekonominë e tregut” , por e vërteta është se kjo nuk është më ekonomi tregu. Kjo është një ekonomi e deformuar nga taksat e larta, mungesa e konkurrencës dhe një sistem klientelist që nuk i shërben qytetarëve.
60% e çmimit të naftës janë taksa. Zgjidhja është vetëm ULJA e TAKSAVE që do të ulë çmimin e naftës dhe rrjedhimisht edhe të mallrave dhe shërbimeve. Boll më me propagandë, por ul taksat dhe merr masa me paketa mbështetëse për qytetarët siç kanë bërë vendet e rajonit.
/5pyetjet.al









