-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas deklaratave të Trump, Irani: Ngushtica e Hormuzit hapet vetëm me kushte

Kryesoret

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, pasi Irani ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për lundrim ndërkombëtar pa përmbushjen e disa kushteve të reja. Ky reagim vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke shtuar pasigurinë për një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm me kushte dhe pas kompensimeve për dëmet e luftës,” deklaroi një zyrtar i komunikimit pranë presidencës iraniane.

Sipas autoriteteve në Teheran, rihapja e kësaj rruge strategjike do të lidhet me vendosjen e një “regjimi të ri ligjor”, i cili përfshin tarifa tranziti dhe mekanizma kompensimi. Kjo lëvizje mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë dhe në sigurinë e furnizimit ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit