Shtetet e Bashkuara do të lëshojnë pasaporta të reja, të cilat do të përmbajnë imazhin e Presidentit Donald Trump, si pjesë e përkujtimit të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit njoftuan se ky dizajn i ri do të jetë standard për rinovimet e pasaportave, duke përfshirë një imazh të fytyrës dhe firmës së Trump me ngjyrë ari në kopertinën e brendshme.
Sipas njoftimit, ky dizajn i ri do të bëhet i disponueshëm për aplikantët që rinovojnë pasaportat personalisht në agjencitë përkatëse.
Aplikimet për pasaporta elektronike do të vazhdojnë me modelin ekzistues.
Pasaportat e reja janë pjesë e një lëshimi të kufizuar për të shënuar këtë jubile, ndërsa kopertina e pasme do të paraqesë një pikturë historike nga John Trumbull.
Pasaportat do të lëshohen këtë verë, por ende nuk ka një informacion të saktë mbi sasinë e lëshuar.









