Jasir Asani ka komentuar eliminimin e Shqipërisë nga play-off për Botërorin 2026, duke theksuar se, megjithëse ekipi dha maksimumin, futbolli ndonjëherë është i padrejtë.
“Në Poloni patëm mundësitë, por nuk shënuam, dhe e pësuam”, tha Asani, duke vlerësuar gjithashtu punën e trajnerit Sylvinho dhe bashkëpunimin e ekipit.
Larg Kombëtares, jeta e Asanit është vështirësuar për shkak të situatës politike në Iran, ku është i bllokuar. “Kontaktet janë të pakta, sepse nuk ka internet gjatë gjithë ditës”, tha ai, duke shtuar se pasiguria e kontratës dhe lufta në vend e ka bërë jetën të vështirë.
Megjithatë, Asani ka rikthyer energjinë duke stërvitur me Partizanin, ekipin e tij të zemrës. “Stërvitja me Partizanin është një mundësi për t’u ndier pjesë e një familjeje”, përfundoi ai.
/5pyetjet.al









