-sidi education-spot_img
9.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Rrugët i shembi Zoti, PD kërkon hetim

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi se përse u rrëzuan kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, mes tyre për shembjet e rrugëve.

“Prej vitit 2003, kur Gjykata Kushtetuese në dy vendime pasuese, 20, 21, edhe në vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojnë disa parime.

Është e vërtetë që një parim është i së drejtës së palës kërkuese, në rastin në fjalë të pakicës parlamentare, por se kjo kërkesë dhe përmbajtja e kërkesës duhet të shikohet në këndvështrimin që ka kufizime sa i përket përmbajtjes.

Pra ato që të jenë në përputhje me Kushtetutën, që komisioni hetimor të mos mbivendoset me pushtetet e tjera dhe këtu i referohemi pushtetit gjyqësor dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë.

Kërkesa e parë që u shqyrtua në renditje ishte një kërkesë e cila sipas një kolege deputete të opozitës, u tha se do të hetohet nëna natyrë, moti, apo perëndia, sepse ka sjellë shumë shi.

Edhe në trajtë shakaje kjo ndoshta, se jam i sigurtë se u sqarua që ishte shaka. Ndërkohë që thuhen të hetohen të gjitha procedurat nga 2014-2025, ndërkohë që nuk kishte një specie specifike”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit