Fermerët protestuan sot përballë Ministrisë së Bujqësisë për një listë të gjatë me problemet që kanë. Ministrat Salla dhe Malaj pranuan që të takojnë një përfaqësi. Grupi u ngjit në dikaster. Premtimi që morën ishte, ‘të shohim në shtator’ për rritje subvencionimi për rritjen e çmimit të naftës. Njëri nga përfaqësuesit tha se ranë dakord të presin qershorin dhe shtatorin.
“Për subvencionet na thanë se do të shikohet mundësia për ndryshim nga shtatori. Kjo ishte sipas buxhetit që kishin premtuar ata. Për naftën, ministri tha se është ulur 20%. Për shkak të luftës, nuk kishte ndonjë buxhet shtesë.
Sipas ministrit na tha se për bujqësinë janë 40 mln euro dhe se do të shpërndahen sipas rregullave. Na thanë se në qershor sipas ministrit do të mbyllen ata që janë në letra dhe në shtator do të shikojmë. Ne do të rrimë me shpresë deri në qershor” tha njëri prej fermerëve që ishte në takim.
Por fermerët nuk pranuan marrëveshjen që ishte arritur. “Ministrit thuaj të zbresë poshtë ta pështyj surratit. Cfarë shtatori o vlla? Pse nuk është lufta për rajonin? Serbi po na shkel me këmbë. Pse pranove?!” tha njëra nga fermerët.
Fermerët protestë para ministrisë: Stop importit të qumështit serb









