-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata shpall të pafajshëm Nokën për akuzat ndaj gardianit të Peqinit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të pafajshëm Flamur Nokën, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili ishte kallëzuar për shpifje nga efektivi i Burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli.

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore, gjyqtarja Rudina Palloj rrëzoi pretendimet e denoncuesit, duke e cilësuar veprën e Nokes si të pavlefshme.

NJOFTIMi I GJKKO:

  1. I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli me datë 21.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me të akuzuar deputetin, shtetasin Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike në Republikën e Shqipërisë dhe objekt:

“1. Deklarimin fajtor të të akuzuarit të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

  1. Detyrimin e të paditurit të akuzuar të përgënjeshtrojë denoncimin publik të publikuar në adresën e facebook-ut të të akuzuarit të paditur Flamur Noka me shpenzimet e tij nëpër të gjitha mediat kombëtare, duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.

  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 59, 379, 384 dhe 388/1 të K.Pr.Penale, si dhe nenin 120 të Kodit Penal, me vendimin nr. 30, datë 08.04.2026 vendosi:

  3. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Flamur Noka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja” e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, pg.2 i K.Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

  4. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit